Nga 3 prilli fillon dërgimi i gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit

01 prill 2025 | 15:59

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga 3 prilli, gjobat e shqiptuara në trafik do të shkojnë në adresë të pronarit të automjetit.

Sipas njoftimit gjobat do të dërgojnë përmes Postës së Kosovës dhe platformës “e-Kosova”.

“Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij. Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit. Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186. Përfitoni -50 për qind zbritje në pagesë, nëse e paguani brenda afatit ligjor! Keni të drejtën e ankesës nëse nuk pajtoheni me gjobën”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi u shfaq optimist para ndeshjes…