Nga 4 721 zyrtarë të lartë publikë, 4 625 e kanë bërë deklarimin e pasurisë

08 korrik 2020 | 14:51

Në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) ka njoftuar se deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka përfunduar, ku nga 4 721 zyrtarë të lartë publik, deklarimin vjetor të pasurisë e kanë bërë 4 625 zyrtarë të lartë publik ose 97.96 për qind e tyre, duke përmbyllur kështu procesin e deklarimit të rregullt  vjetor të pasurisë.

“Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë ka filluar më 03.032020, por duke pasur parasysh situatën e krijuar me Covid-19, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Publike dhe Qeverisë së Kosovës, AKK-ja ka shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë  deri më 19.06.2020,  duke ofruar mundësi dhe kohë të mjaftueshme për të gjithë zyrtarët e  lartë publik për deklarimin e pasurisë.   Nga numri i  përgjithshëm  prej 4721 të zyrtarëve të lartë publik që  kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4625 zyrtarë të lartë publik kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor,  63 zyrtarë të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 6 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ndërsa  27 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, ka njoftuar AKK-ja.

Duke e marrë parasysh situatën me Covid-19, si dhe mbarëvajtjen e procesit të deklarimit të pasurisë gjatë kësaj kohe, Agjencia Kundër Korrupsionit u ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë publikë që janë të përfshirë në listat e publikuara dhe që kanë ndonjë shqetësim për informatat e publikuara nga AKK, të kontaktojnë AKK-në në numrat e telefonit: 038/518-964 dhe 038/518-912, apo në e-mail adresën: [email protected] me qëllim të evitimit të gabimeve apo lëshimeve eventuale, pasi shumica e formularëve të deklarimit të pasurisë janë pranuar në mënyrë elektronike në email-adresa të ndryshme të AKK-së. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar nga kabineti i ministrit të Punëve të Brendshme…