Nga 5 maji qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Izrael

05 shkurt 2025 | 11:38

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë ka njoftuar se nga 5 maji i vitit 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë drejt Izraelit pa viza.

Ambasadorja Tamar Ziv, ka thënë se është e lumtur të njoftoj se marrëveshja për heqjen e vizave do të nis të zbatohet nga maji i këtij viti.

“Gëzohem t’ju njoftoj se marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike Izrael-Kosovë. Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan Marrëveshjen për heqjen e vizave. Që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë për në Izrael si turistë pa pasur nevojë për viza”, ka njoftuar ambasadorja Ziv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Bekë Berisha i cili në…