Nga 50% e votave të numëruara: “Pro” 90.81%, “kundër” 6.18% 21
Vazhdon numërimi i votave të referendumit në Maqedoni Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) në faqen e vet, tregojnë se nga 50 për qind e vendvotimeve të numëruara deri më tash, “pro” kanë votuar 90.81 për qind e qytetarëve, ndërsa “kundër” janë shprehur 6.18 për qind. Qytetarët e Maqedonisë në referendumin e sotëm u prononcuan për pyetjen “Nëse jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KSHZ-ja, dalja në referendum deri në orën 18:30 ishte 34,09 për qind. Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus për ndryshimet kushtetuese, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.