Nga 55 mijë nxënës në 144 shkolla të Kosovës, veç 2 për qind e tyre me aftësi të kufizuara
HANDIKOS me mbështetje të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë të enjten ka lansuar raportin hulumtues “Qasja e shkollave të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët për fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë’’, i cili tregon nivelin e qasjes që ato ofrojnë për fëmijët me aftësi të kufizuara, i realizuar në kuadër të projektit “Avancimi i situatës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë’’.
Vlerësimi disamujor në 144 shkolla të shtatë regjioneve të Kosovës pasqyron një situatë jashtëzakonisht problematike sa i përket mundësisë së qasjes fizike për të gjitha grupet e komunitetit me aftësi të kufizuara, ku nga më shumë se 55 mijë nxënës, vetëm 2 për qind e tyre janë me aftësi të kufizuara, raporton “Epoka e re”.
Drejtori i HANDIKOS-it, Afrim Maliqi ka theksuar tri llojet e diskriminimeve që u bëhen personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Ndërsa thotë se shteti nuk po ua jep mbështetjen e duhur këtyre personave.