Nga 6 169 testime, 108 kanë rezultuar pozitiv

04 janar 2022 | 15:09

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit 108 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid.

Sipas MSh-së, gjatë kësaj periudhe kohore  nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

“Nga 6.169 testime, 108 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.078. Në total numri i rasteve aktive është 637”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Ilir Ibrahimi ka folur në lidhje me zhvillimet politike…