Nga 600 në 900 euro, Hamza për pagat: Nëse s’e realizoj premtimin, jap dorëheqje

04 shkurt 2025 | 22:17

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka theksuar se pagat do të rriten për 50 për qind, ndërkaq pensionet për 70 për qind.

Sipas Hamzës, në sektorin publik janë rreth 84 mijë persona që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës.
Hamza ka theksuar se nëse nuk e realizon këtë premtim për paga, ai në fund të vitit nuk do të jetë kryeministër i Kosovës.

“Rritja e pagave, rritje dhomethënëse nuk ka nodhur prej vitit 2013-2014. Edhe atëherë më kanë thënë po i premtoni, nuk ju lejon FMN-ja, por i kam qëndruar premtimit mbrapa. Tash e kam thënë edhe po e deklaroj publikisht, po që se nuk e përmbushi këtë premtim më 31.12 të këtij viti nuk do të jem kryeministër”, theksoi Hamza.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, ka shpjeguar edhe mënyrën se si do të bëhet rritja e pagave.

“Te pagat, afërsisht është rreth 400 milionë shtesë, por është pak më e madhe edhe te subvencionet sepse unë s’kam thënë veç për paga, unë kam thënë edhe për pensione. Bashkërisht janë rreth 900 milionë”, sqaroi Hamza.

Po ashtu, Hamza tregoi në detaje se si do të jenë pagat në rritje.

“Nëse dikush e ka pasur pagën 600 euro, i bëhet 900 euro, nëse dikush e ka pasur pagën 800 euro i bëhet 1200, nëse dikush e ka pasur pagën 1000 i bëhet 1500 euro. Unë jam më se i qartë, pagat kanë me u rrit 50 për qind në fillim të mandatit. Punën e parë, ditën e parë të punës kam me e fillua me rishikim të buxhetit”, potencoi Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Elmi Reçica para bujqëve dhe…