Nga 98 masa për MSA-në, 77 janë realizuar
15 dhjetor 2017
| 13:00
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka raportuar sot para Komisionit për Punë të Brendshme rreth zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).
Sefaj ka pohuar se për vitin 2017 ka planifikuar 98 masa në kuadër të Planit kombëtar për zbatimin e MSA-së.
Sipas tij nga 98 masa, janë realizuar 77 masa, derisa 21 masa të tjera janë në realizim e sipër.
Deputeti Rexhep Selimi ka theksuar se duhet ta dinë se cilat janë sfidat që po përballen në zbatimin e MSA-së.
Por ministri Sefaj ka treguar se kanë stagnime me aktet ligjore dhe nënligjore. Megjithatë ai këto i quajti probleme teknike.