Nga Ademi mësova si merr frymë vargu

29 mars 2024 | 09:25

Arif Molliqi

 

(Adem Gashit)

 

Sa herë më nxirrte rruga në Prishtinë

të parën telefonatë bëja:

Alo, Adem!

Lëshohu në Edi 2 ja në Amaro

e po i lëshoj një zë edhe botuesit tonë

Armagedonit

 

E para dhe e fundit temë jona

poezia

flisnim me zë të lartë

thuajse askush tjetër s’ishte aty

përveç neve

 

Të nesërmen

desha përsëri të takohesha me të

të pinim nga një a dy teke

të qëllonim në shenjë poezinë

po ai s’m’u përgjigj

 

Në ato takime me Gashin

në mos për asgjë tjetër

mësoja si merr frymë vargu

si shkruhet kënga mbushur barut

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo video, raportojnë publikuesit, është bërë në Kinë, kurse është…