Nga ‘arrestimi’ te kërcimi me balerinat, si e priti Luizi festën e beqarisë: Seriozisht e keni?

05 maj 2023 | 13:00

Balerinat e “Maria Bonita Club” ishin të pranishme mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për ta bërë festën e beqarisë së Luiz Ejllit sa më të paharrueshme.

Teksa ish-banorët me Efi Dhedhes dhe Dea Mishel po lexonin zarfin e dërguar nga Vëllai i Madh, Luizi ndodhej te dhoma e rrëfimit që të mos kuptonte gjë.

Pasi ai doli nga aty, ish-banorët shkuan dhe e ‘arrestuan’ si dhe i mbyllën sytë. Më pas e nxorën jashtë në oborr ku ndodheshin balerinat dhe DJ.

 

Gjatë kohës që po i mbyllnin sytë, Luizi thërriste Kristin dhe Qetsori i kthehet: “Kristi nuk të ndihmoj më para, po të ndihmon sot”.

Ejlli pyeste se pse nuk kanë lidhur edhe Kristin dhe ai i përgjigjet: “Ashtu është muhabeti”.

“Pash atë Zot ça është duke u bërë”, thoshte Luizi kur po e nxirrnin jashtë, ndërkohë pasi pa atmosferën shtoi: “Seriozisht e keni? Festa e beqarisë”.

Ndërkohë banorët u gëzuan shumë nga ardhja e balerinave dhe atmosfera ndryshoi totalisht me hyrjen e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur akt terrorist…