Nga Berisha te Pogba, ja formacioni me lojtarët e lirë
Afati kalimtar dimërore do të mbyllet më 3 shkurt, një muaj pas hapjes zyrtare. Nuk kanë munguar lëvizjet në ekipe të ndryshme, por ka ende lojtarë shumë të njohur që nuk kanë mundur të gjejnë skuadër. I pari në portë është Etrit Berisha.
Gardiani shqiptar, në moshën 35-vjeçare, pasi veshi fanellën e ekipeve si Lazio, Atalanta apo Empoli ka mbetur pa skuadër. Ai ka luajtur 160 ndeshje në elitën e futbollit italian. Në mbrojtje është dyshja e njohur Cendric Soares dhe Sergio Ramos. Nga krahët janë Amartey dhe Marcelo Viera. Në mesfushë spikat një emër i njohur si Paul Pogba, i cili ka zgjidhur kontratën me Juventusin. Në këtë repart janë dhe dy emra si Coquelin dhe Rafinha.
Në sulm tre lojtarët e njohur që kanë mbetur pa kontratë janë Castillejo, Keita Balde dhe Diego Costa. Edhe pse kanë luajtur me ekipe të njohura, mosha dhe forma e tyre nuk ka bindur askënd që t’i ofrojë një kontratë të re.