Nga bizhuteritë me shifra marramendëse te makinat e shtrenjta, jeta luksoze e partneres së Cristiano Ronaldos

07 shkurt 2022 | 13:25

Ajo numëron 33.4 milionë ndjekës në “Instagram”dhe ka një të dashur me rreth 600 milionë pasuri. Është fjala për partneren e futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez.

“Shumë njerëz e dinë se kush jam, por pak më njohin”, thotë në mënyrë enigmatike modelja e famshme, në një dokumentar në “Netflix” mbi jetën e saj. Në 6 seritë e këtij dokumentari, publiku do të mund të shikojë jahte, avionë privatë, supermakina sportive dhe bizhuteri të shumta.

Dikur shkonte në punë me autobus, përpara se të binte në sy të CR7. Sot, ajo lëviz me Bugatti, thotë se dashuron “diamantët e mëdhenj” dhe premton se kurrë më në jetën e saj nuk do të udhëtojë me avionë të zakonshëm, pasi është mësuar me avionin privat prej 45 milionë eurosh të futbollistit portugez.

Serial i saj u lançua në “Netflix” më 27 janar dhe që tani ka thyer rekorde shikueshmërie në mbarë botën.

Gjatë serive, Georgina tregon jetën e saj të përditshme, takimet e punës apo mënyrën si argëtohet me partnerin, shoqërinë e fëmijët. 28-vjeçarja, e cila është tashmë prej pesë vitesh partnerja e Ronaldo-s, ka treguar se është një mama e përkushtuar e cila qetësinë e saj e gjen vetëm në familje.

Pjesa më e madhe e ditës së saj kalon me fëmijët, Cristiano Junior dhe tre vogëlushët Alana, Eva dhe Mateo. Shumë shpejt, ata do të bëhen gjithashtu prindër të binjakëve dhe familja e tyre do të rritet sërish, pasi Georgina është në pritje të ëmbël.

Nga bizhuteritë me shifra marramendëse te makinat e shtrenjta, jetaNga bizhuteritë me shifra marramendëse te makinat e shtrenjta, jetaNga bizhuteritë me shifra marramendëse te makinat e shtrenjta, jetaNga bizhuteritë me shifra marramendëse te makinat e shtrenjta, jeta

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarët e regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore të FSK-së,…