Nga Bosnja shkon në Serbi, Kasanofi nesër do të takohet me Vuçiqin
08 tetor 2024
| 14:41
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof, pas vizitës që ka pasur në Bosnjë do të shkojë në Serbi. Ai do të takohet mëngjesin e 9 tetorit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Takimi në mes të Kasanofit dhe Vuçiqit është bërë me dije nga zyra e shtypit e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton gazeta serbe “Danas”.
Kjo është vizita e tij e parë zyrtare që kur është emëruar në pozitën e emisarit amerikan për Ballkanin, duke pasuar Gabriel Escobarin.
Siç raporton “Danas”, Kasanofi dhe Vuçiqi janë takuar deri më tani vetëm në ngjarje ndërkombëtare.
Vizitën në Serbi, Kasanofi e kishte njoftuar në shtator të këtij viti gjatë një paneli të mbajtur në Uashington ku edhe kishte treguar arsyen e vizitës.