Nga Britania deri në Australi, për 4 orë
26 shtator 2019
| 15:40
Duke nisur nga viti 2030, udhëtimi me avion nga Londra për në Sidnej mund të bëhet shumë më shpejt se zakonisht.
Agjencia Hapësinore e Britanisë së Madhe prezantoi një motor raketor hipersonik që do të përdoret në një avion udhëtarësh dhe që shkurton kohën e fluturimit nga 22 orë në 4 orë. Motorët janë testuar me sukses gjatë këtij viti.
“Motori raketor SABRE do të na lejojë të fluturojmë nga Britania për në Australi brenda 4 orëve”, thotë Graham Turnok, kreu i Agjencisë Hapësinore të Mbretërisë së Bashkuar.
Autoritete thuajse kanë përfunduar me ndërtimin e një baze nga ku do të bëhet demonstrimi i parë i mjetit fluturues.