Nga Budapesti deri te plazhet e bukura të Brazilit, si duket bota pa njerëz (Video)

27 mars 2020 | 11:49

Koronavirusi po përhapet masivisht në botë. ­Vende të ndryshme janë duke bërë të pamundurën që të frenojnë përhapjen e mëtejshme të virusit vdekjeprurës, ndërsa Italia, Spanja dhe SHBA-të po regjistrojmë shifra të larta të të infektuarve.

Si pasojë e kësaj autoritetet e vendeve u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre që të shmangin më të keqen, duke bërë që qytetet me miliona banorë të shndërrohet në “qytete fantazmë”.

E këtë më së miri e dëshmon një video e realizuar nga ajri me dron që tregon rrugët e zbrazëta të qyteteve të botës, duke filluar nga Budapesti e deri të plazhet e bukura të Brazilit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, sot, pas kërcënimit që i bëri presidentit…