Nga burgu në Big Brother: Liamit i jepet mundësia të kthehet përsëri
19 mars 2024
| 22:12
Liam Mandiaro, mund të rikthehet në Big Brother VIP Albania, nëse publiku vendos me anë të një televotimi.
Ai ishte arrestuar nga policia, përderisa ishte brenda në BBVA, nën akuzat për mashtrim. Liami në studio, ka treguar së çështja është pezulluar. “Çështja është pezulluar për momentin”, ka thënë ai.
“Pse dëshiron prapë të futesh në BBVA”, është pyetur nga Ledioni. “Sepse unë për këtu kam ardhur, jo për atje”, është shprehur Liami.
Mbetet të shihet deri në mbylljen e televotimit, së a do hyjë prapë.