Nga dhjetori i vitit të kaluar u legalizuan afro 300 armë
11 shkurt 2019
| 00:12
Në bazë të një vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, procesi i legalizimit të armëve ka filluar nga dhjetori i vitit të kaluar dhe do të zgjasë deri më 17 qershor të këtij viti.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka thënë se deri tani ka kërkesa afro 300 dhe në shikim të parë duket se është numër i vogël por që pritet që me kalimin e kohës që ky numër të rritet.
“Ne edhe kur kemi filluar këtë proces, kemi vlerësuar se qoftë edhe një armë nëse legalizohet, kjo është e arritur e Kosovës”, ka thënë Zeka, në “Rtv21”.
Sipas Zekës me gjasë janë mbi 200 mijë armë të palegalizuara në Kosovë, por që disa prej tyre janë armë të luftës të cilat ruhen dhe që nuk janë të gjitha armë efektive.