Nga dhuna në Kashmir janë vrarë së paku pesë vetë
Së paku katër civilë dhe një ushtar janë vrarë nga zjarri ndërkufitar përgjatë kufirit të kontestuar në Kashmir, kanë thënë zyrtarët e Pakistanit dhe ata të Indisë.
Një zëdhënës i ushtrisë së Indisë tha se sot është vrarë një ushtar i Indisë, derisa ka vazhduar dhuna vdekjeprurëse nga të dy palët, edhe për të katërtën ditë me radhë.
Policia e Indisë tha se tre civilë janë vrarë, po ashtu.
Ministria e jashtme e Pakistanit ka njoftuar se një civil 60 vjeçar është vrarë. Ka pasur të plagosur nga të dy palët.
India dhe Pakistanit rregullisht e akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes për armëpshim të vitit 2003.
Nga zjarri ndërkufitar shpeshehrë ka vrasje të civilëve dhe të ushtarëve nga të dy anët e kufirit.
Dy prej tri luftërave ndërmjet fqinjëve atomikë janë zhvilluar për shkak të Kashmirit, ndaj të cilit pretendime kanë si India, ashtu edhe Pakistani.