Nga e diela rriten temperaturat mbi 30 gradë celsius

22 korrik 2021 | 13:28

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.

Sipas IHK-së, do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, andaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 10-16 mundësisht të kufizohemi rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, ka njoftuar IHK-ja.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se nga dita e diele e tutje parashihen rritje të temperaturave maksimale mbi 30 gradë celsius.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Norvegjia shënon sot 10-vjetorin e sulmeve të kryera nga ekstremisti…