Nga e hëna mbyllen shkollat në Shqipëri, kjo është arsyeja

13 shkurt 2021 | 16:53

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën me dije se është vendosur që shkollat do të zhvillojnë mësimin online nga data 15 deri në 19 shkurt.

Shkak për këtë vendim është parashikimi për rënie të theksuar të temperaturave dhe reshje dëbore në vendin tonë.

Statusi i ministres Evis Kushi:

Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrasje e shumëfishtë dyshohet se ka ndodhur dje në…