Nga e hëna mund të lëvizni lirshëm në kufij

07 qershor 2020 | 23:39

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, iu drejtua qytetarëve mbrëmjen e sotme për të kërkuar nga ta që mos të kenë panik. Zemaj mes tjerash njoftoi se gjendja me Covid-19 është normale dhe nuk ka nevojë për panik.

Bashkë me drejtorin e IKSHPK-së, atë të Policisë së Kosovës dhe të Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësorë, Zemaj ka thënë se të gjithë bashkë kanë bërë një kalkulim të gjendjes ditore aktuale dhe qartësim të situatës në të cilën ndodhemi.

“Në raste dhe rrethana të caktuara po duhet të takohemi për të qartësuar situatën në Kosovë sa i përket pandemisë”.

“Sonte jam bashkë me njerëzit kompetent dhe të gjithë së bashku e bëmë një kalim ditor të gjendjes aktuale dhe për të cilën duhet të iu drejtohemi dhe të tregojmë se gjendja është normale dhe nuk ka nevojë për panik”, deklaroi Zemaj

Zemaj tregoi se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë kanë marrë vendim që qysh nesër do të ketë lëvizje të lirë edhe të kufijve, dhe se ky s’është interes i bazuar vetëm në dikë por është analizuar dhe vendosur nga rekomandimet e IKSHKP-së dhe s’duam të interpretohen në mënyrë tjetër.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë kanë marrë vendim që prej nesër të ketë lëvizje të lirë në kufij kështu e lehtësojmë ardhjen e bashkatdhetarëve dhe ruajmë vetën – kjo është detyra jonë në këtë kohë qe të arrijmë aty ku duhet, të ndihmojmë familjet, bizneset dhe t’i rikthejmë humbjet në biznese”, ka deklaruar Zemaj.

Zemaj mes tjerash kërkoi nga qytetarët që të mos kenë panik. “Mos të përhapim panik, sepse s’i ndihmon askujt dhe vetëm e dëmton zhvillimin e Kosovës dhe i ndihmon interesat e individëve edhe në dëmtimin e shëndetësisë kosovare. Kjo lutje është bashkërisht me të gjithë neve, por edhe marrja e përgjegjësisë shtesë që qysh nga ky moment do t’i aktivizojmë të gjitha aktivitete institucionale që hapat e fundit të luftimit të kësaj pandemie t’i marrim me seriozitet të shtuar. Rritje e kontrolleve dhe shtimin e inspektorëve anembanë Kosovës”, ka shtuar Zemaj.

Zemaj mes tjerash tregoi se pretendimet e tyre janë që shumë shpejt t’i hapin edhe kufijtë ajror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pas sot kanë dalë pozitiv…