Nga e mërkura, nga ora 22:00-6:00, Shqipëria në karantinë

09 nëntor 2020 | 16:55

Komitet Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka dalë me një konferencë të jashtëzakonshme, ku ka prezantuar marrjen e disa masave shtesë në luftën kundër Covid-19. Nga e mërkura dhe për tre javët në vijim, do të ndalohet qarkullimi në oraret 22:00-6:00.

Gjithashtu kufizohet edhe orari i bareve dhe restoranteve në oraret 22:00-6:00 në mëngjes. Komiteti propozon që administrata publike të punojë nga shtëpia, në rastet kur është e mundur.

“Kemi analizuar me hollësi dhe në detaje rezultatin e masave të marra deri më tani si dhe eksperiencën e vendeve përreth. Kemi evidentuar se në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë së infeksionit. Është rritur edhe incidenca. Në kushtet ku nuk ka ende një kurrë, mënyra më e mirë është parandalimi. Duke analizuar shifrat, shkaqet, rekomandimet e organizatës së OBSH-së komiteti propozon të merren disa masa në përputhje me strategjinë tone vjeshtë-dimër. Ne vlerësojmë se duhet t’i marrim këto masa dhe i konsiderojmë ato të domosdoshme për pengimin e përhapjes së këtij infeksioni. Masa që ne kemi vendosur është izolimi i vendit nga ora 22:00 deri në ora 6:00. Lokalet dhe restorantet mbyllur pas orës 22:00, përveç shërbimeve delivery. Hyjnë në fuqi të mërkurën, më datë 11. Rishikohen çdo javë”, është shprehur zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Ajo ka folur edhe në lidhje me mbylljen e shkollave, duke theksuar se nuk janë një vatër infeksioni dhe tani për tani nuk ka një vendim për mbylljen e tyre.

Sipas saj, vendimi do të merret hap pas hapi në varësi të rasteve të reja që do të paraqiten ndërsa Komiteti i Ekspertëve do bëjë rivlerësim të situatës.

“Unë shpjegova çdo masë që merret bëhet në bazë të shifrave dhe arsyes se pse janë këto shifra. Neve na rezulton që në shkolla të ketë shpërndarje te infeksionit më të madhe se më parë. Nuk i kemi shkollat vatra infeksioni. Ne po monitorojmë me shumë kujdes dhe masat merren në vazhdim të situatës epidemiologjike. Shohim fenomenin, zbulojmë faktorët dhe shohin çfarë mund të bëjmë për parandalimin. Sot për sot shkollat nuk kanë influencuar në një rëndim të madh të situatës”, ka thënë Rakacolli.

Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve

  1. Kufizim i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00, me përjashtim lëvizjet për punë, emergjenca shëndetësore.
  2. Aktivitetet e bareve dhe restoranteve do të mbyllen pas 22:00, përveç deliveri.
  3. Administrata publike të punojë nga shtëpia.
  4. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë, në 11 nëntor dhe do të zgjasin për tre javë. Do të rishikohen çdo javë në varësi të ecurisë së situatës.

https://www.facebook.com/watch/?v=744116909477845

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e studimit epidemiologjik Silva Bino ka njoftuar se është…