Nga e mërkura veturat nuk do të hyjnë në kryeqytet, shkak ndotja e ajrit
29 janar 2018
| 18:13
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka bërë me dije se nga pasnesër (e mërkurë) nuk do të lejohet hyrja e veturave në kryeqytet.
Ai në një konferencë për medie së bashku me ministren e Mjedisit, Albana Reshitaj, ministrin e MPB-së, Flamur Sefaj dhe zëvendësdrejtorin e Policisë, Naim Rexha, ka thënë se në bazë të planit në orën 06:00 do të nis plani për ndalimin e veturave për në Prishtinë.
Pacolli ka thënë se bartja e udhëtarëve për në Prishtinë do të bëhet me autobusët e Trafikut Urban.
Ai ka thënë se numri i veturave që hynë e dalin nga Prishtina në një ditë, shkon në 120 mijë vetura.