Nga e premtja ngritën temperaturat

24 tetor 2018 | 01:36

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gajtë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i fohët me reshje të lehta shiu, kurse temperaturat do të ngritën nga dita e premte.

“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga verilindja. Këto masa do të krijojnë kushte për mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë orëve të pasditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, derisa në visat malore priten edhe fjolla të dobëta bore. Nesër edhe në fushat barike do të ketë luhatje, duke bërë që masat e ajrit të jenë më shum aktive. Temparaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë celsius. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s”.

“Nga dita e premte, e tutje, sërish merkuri në termometër do ti regjistroj vlerat mbi 20 gradë celsius. Kurse masat e ajrit do ta ndyshojnë kahun e lëvizjes, duke vazhduar në drejtim të jugperendimit, ku shpejtësia e tyre do të ndryshoj në orët e pasdites”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata “Jetimat e Ballkanit” e Halil Kastratit në tri vitet…