Nga entuziazmi i mbështetësve te gjesti simpatik i Bedri Hamzës – lulet që mori, ia dhuroi gruas së tij
30 janar 2025
| 21:56
Në tubimin e sotëm në Palestrën Minatori të Mitrovicës, kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, u brohorit me entuziazëm nga përkrahësit e tij.
Gjatë fjalës së tij, Hamza shprehu krenarinë për periudhën si kryetar i komunës, duke theksuar se ka punuar me nder dhe përgjegjësi për të nderuar qytetarët dhe vendin.
Një moment që ra në sy dhe që ngërthente një simbolikë të veçantë ishte gjesti i tij para se të niste fjalimin. Ai, buxhetën që mori pas hipi në skenë, ia dhuroi gruas së tij.
Një akt i thjeshtë, por plot kuptim që pasqyronte dashurinë dhe respektin ndaj asaj që e mbështet në çdo hap. Ky moment i veçantë krijoi një atmosferë emocionuese, duke reflektuar përkushtimin e thellë që Hamza ka ndaj familjes dhe qytetarëve.