Nga fillimi i pandemisë COVID-19, në Kosovë kanë vdekur 1 mijë e 344 persona

03 janar 2021 | 22:35

1 mijë e 344 persona kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 në Kosovë në muajin shkurt.

IKSHP ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga komunat: Prizren 2 raste (90, 59 vjeç), Malishevë 1 rast (55 vjeç), Prishtinë 1 rast (89 vjeç), shkruan Reporteri.net.

Nga 1057 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren në 24 orët e fundit kanë rezultuar 234 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 51.965 raste nga 187.088 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.986.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka ngushëlluar pas ndarjes nga…