Nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 714 persona
04 nëntor 2020
| 15:17
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se nga muaji mars i këtij viti kanë 714 persona kanë vdekur si pasojë e Covidit.
Sipas këtij instituti, vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur nëntë persona nga koronavirusi,
“Numri total i rasteve pozitive është 21 545 raste nga 100 395 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 714 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 829 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 002”, ka bërë me dije IKShPK-ja.