Nga fillimi i vitit të ri Mali i Zi rrit pensionet në 450 euro
Qeveria e Malit të Zi ka propozuar rritjen e pensionit minimal në 450 euro nga 1 janari 2024.
Mediat nga Mali i Zi shkruajnë se qeveria ka propozuar amandamentimin e ligjit për rritjen e pensionit minimal, që njëherit, prej kohësh është folur dhe do të vendoset që ai të jetë 450 euro.
Kosova me pensione më të ulëta dhe me më pak përdorues të pensioneve
Në Kosovë rreth 121 mijë qytetarë të moshës mbi 65-vjeç janë në listat që paguhen për pensionet bazike ndërsa numri i pensionistëve kontribut-pagues është rreth 43 mijë. Në total janë rreth 165 mijë përfitues të pensioneve në Kosovë.
Për disa vite me radhë që nga paslufta, pensionet bazë të moshës në Kosovë kanë qenë 75 euro ndërsa në vitin 2019 ato u bënë 90 euro. Nga viti 2021 me vendim të përhershëm të qeverisë, pensionet bazike, pensionet e aftësisë së kufizuar, pensioni familjar dhe pensioni invalidor i punës janë bërë nga 100 euro.