Nga gazetare e CNN në Shtëpinë e Bardhë, njihuni me fytyrën e re krah Trump

03 maj 2020 | 10:44

Një tjetër lëvizje në administratën e Trump. Tashmë ish gazetarja simpatike bjonde e CNN dhe zëdhënëse e fushatës së Trump do të jetë tani zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë. Kayleigh McEnany zëvendëson Stephanie Grisham, pasi kjo e fundit do të ribashkohet me ekipin e Melania Trump si shefe shtabi.

McEnany bëhet e katërta në rolin e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë qëkur Donald Trump mori presidencën amerikane.

32 vjeçarja njihet si zëri përkrahës i presidentit, por nuk dihet nëse ardhja e saj do të ringjallë rolin tradicional të sekretares së shtypit dhe do të fillojë tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në konferencat e përditshme. Gjatë nëntë muajve si zëdhënëse, Grisham, paraardhësja e saj nuk mbajti asnjë konferencë për shtyp.

McEnany pritet që ti kushtojë një pjesë të gjatë të kohës për të mbrojtur presidentin nga sulmet e gazetarëve, një rol për të cilin ajo ka përvojë të gjatë.

Por kush është McEnany, përveçse një ‘avokate e presidentit’?

E diplomuar për juridik në Harvard me një histori të gjatë mbështetje për partinë Republikane, së fundmi një mbështetëse e zjarrtë e presidentit Trump. Ajo mori famë gjatë komenteve me pagesë në kohën e zgjedhjeve të 2016-ës pasi i mëshonte dhe promovonte programin e presidentit.

Me datë 5 gusht 2017, ajo e la punën tek CNN. Madje u fajësua për propagandë televizive. Mbështetja për Trump nuk ishte e para. Ajo ka bërë fushata edhe kur ishte në shkollë të mesme. Ka mbështetur edhe ish presidentin George Bush.

Me datë 25 shkurt doli në televizor për Fox News duke thënë se koronavirusi nuk do të depërtonte në Amerikë, pavarësisht se rasti i parë në SHBA ishte konfirmuar që me 21 janar.

Dhe në deklaratën e parë si zëdhënëse ajo tha se do të thoshte vetëm të vërtetën. Iu drejtua gazetarëve dhe iu tha: Nuk do ju gënjëj kurrë! Keni fjalën time! Por siç shkruan New York Times; Me gjasë do vazhdojmë me lojën e vjetër!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vlerësim nga Komisioni i Venecias do të kishte vlerë…