Nga Gjermania në Kosovë, Sylejman Berisha tregon pse vendosi t’i hyjë garës së PDK-së
25 janar 2025
| 11:48
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Sylejman Berisha ka sqaruar arsyet pse ka vendosur t’i hyjë garës për deputet.
Berisha, i cili është edhe inxhiner i teknologjisë ka bërë të ditur se është kthyer nga Gjermania për të kontribuar për vendin.
“Unë thash që është momenti i duhur që unë të jap shërbimin tim qytetarëve”, ka thënë Berisha.
Tutje, ai ka thënë se përvoja e tij shumëvjeçare e ka shtyrë që t’i hyjë kësaj gare elektorale.
“Pas një periudhe që unë punova në Ministri të Mjedisit, pastaj u kyça si mësimdhënës në Fakultetin e Edukimit, ku aktualisht përgatisim kuadro. Ky potencial është momenti dhe arsyeja që unë po tentoj të kyçem në jetën politike”, ka thënë ai.