Nga i mbrojtur në publik, shfaqet dëshmitari i radhës në rastin e liderëve të UÇK-së
Dëshmitari i 87-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Halim Berisha, për të cilin prokuroria kishte kërkuar vendosjen e masave mbrojtëse gjatë dëshmisë, me të nisur seanca ka kërkuar që të shfaqet publikisht dhe t’i largohet çdo ndryshim i zërit apo fshehja e figurës së tij.
Ndryshimi i statusit të dëshmitarit nga i mbrojtur në publik, por ndodhë për herë të parë në gjykimin ndaj katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Berisha është paraqitur sot përmes video-lidhjes, i shoqëruar nga avokati i tij Kadri Osaj, ngase prokuroria fillimisht e kishte intervistuar si të dyshuar, Berishën, i cili rrezikon ta implikojë veten gjatë dhënies së dëshmisë së tij.
Pas dhënies së betimit, Berisha ka treguar se është person i pensionuar tashmë, i cili më herët ka qenë zëvendësshef i sigurimit në hotelin “Swiss Diamond”.