Nga i pastrehë bëhet milioner duke ndërtuar ‘plazhe’ në banesa
15 korrik 2019
| 11:23
Në moshën 15-vjeçare Eric White do të mbeste në rrugë për të paktën tetë muaj duke u konsideruar i pastrehë. Ai ndërpreu shkollën, madje kishte vështirësi ta germëzonte emrin e vet. “Atij i duhej një mrekulli për të filluar punë”, shkruan “Usa Today”.
Pas disa përpjekjesh, Eric arriti të punësohej në një kompani ndërtimi, pagesa në të cilën i dha mundësi që t’i paguante faturat e shtëpisë.
Me kalimin e viteve, rritjen e pagës dhe ambicien që nuk i mungonte, Eric mendoi të kalonte në një tjetër etapë, ta krijonte kompaninë e tij. Idenë e kishte të qartë, të ndërtonte ‘plazhe’ në shtëpitë e njerëzve.