Nga Italia deri në Britani, që kërkojnë punë në Shqipëri

11 korrik 2022 | 21:45

Italianë dhe britanikë “në radhë” për të gjetur punë në Shqipëri, dyfishohen shifrat pas pandemisë.

Shifrat zyrtare tregojnë se Shqipëria po siguron fuqi punëtore edhe nga vendet e zhvilluara.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit dhe Aftësive, vitin e shkuar u pajisën me leje pune më shumë se 5 mijë shtetas të huaj, shifër kjo gati dy herë më e lartë se ajo e tre viteve më parë.

Italia, Kosova, Britania e Madhe dhe Rumania janë disa nga vendet që po tregojnë më shumë interes për t’u punësuar në vendin tonë. Qytetarët e vendeve të zhvilluara në fakt janë duke ngritur biznese të reja, duke parë avantazhet konkurruese që afron tregu shqiptar.

Por ka edhe nga ata që shfrytëzojnë ekspertizën dhe aftësitë e tyre në fusha të caktuara, duke qenë se ka kërkesa të larta për një të tillë në Shqipëri.

“Ka ca kohë që kam ardhur këtu në Shqipëri, Tiranë. Gjendem sot te zyrat e punës për t’u pajisur me lejen e nevojshme. Unë jam i formuar në fushën e zhvillimit të web-faqeve. Ka pak burokraci këtu, por gjenden mënyra për t’i zgjidhur”, tha Anxhelo, një qytetar italian, teksa regjistrohet te zyra e punësimit në Tiranë.

Ai shton se planet e tij për të jetuar e punuar në Shqipëri janë afatgjata.

“Në sipërmarrjen e sapongritur në fushën e teknologjisë së informacionit jemi 5 shtetas italianë. Si start-up që u nis mendoj se kemi ecur mirë. Planifikojmë ta zgjerojmë në të ardhmen.”

Rritja e interesit nga të huajt për t’u punësuar në vend sipas ekspertit të tregut të punës, Erald Pashaj, lidhet me situatën që ekonomia po kalon. Emigracioni është gjithashtu një tjetër arsye.

Pjesa më e madhe e të huajve të pajisur me leje sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit dhe Aftësive rezulton të jetë e punësuar në ndërtim, ndjekur nga sektorët e tregtisë dhe arsimit.

Shqipëria nuk ka pse bën përjashtim nga globalizimi i ekonomisë. Mund të kenë ikur dhe vazhdojnë të ikin më shumë qytetarë për të gjetur një punë në vendet e BE-së, por sipas të dhënave zyrtare ndodh edhe e kundërta, nga vendet e BE-së po vijnë gjithmonë e më shumë për të punuar në Shqipëri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i hershëm i LDK-së, Skender Hyseni ka folur mbi…