Nga janari deri në shtator, 70 të vdekur në aksidente trafiku

13 tetor 2024 | 17:32

Nga janari e deri në muajin shtator të këtij viti, 70 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënës i policisë, Daut Hoxha i cili për Klankosova.tv tha se nga këta 70 persona që kanë humbur jetën, 55 për qind e tyre kanë qenë ngasës dhe 24 për qind të aksidenteve fatale kanë qenë vetaksidente.

“Sipas analizave të aksidenteve në vendin tonë; gjatë periudhës së këtij viti, nga shtatëdhjetë (70) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2024”, Tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shofer, perderisa rreth 24% të aksidenteve fatale kanë qenë vetë-aksidente”, ka thënë ai.

Tutje, policia ka bërë apel për të gjithë pjesmarrësit në trafik që të jenë vigjilent dhe të respektojnë shenjat rrugore.

“Kërkojmë nga të gjithë pjesmarrësit në trafik në veçanti nga drejtusit (të të gjitha mjeteve) që të jenë vigjilent gjatë ngasjes, të respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë”.

“Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të rendit dhe të trafikut, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik. Vendosja dhe mbajtja e një sigurie në trafik, kërkon angazhime të gjithmbarshme, andaj aktivitetet policore në drejtim të respektimit të rregullave, zbatim të ligjit dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor, janë të vazhdueshme”, thuhet tutje në konfirmim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka publikuar fotografi me…