Nga janari deri në shtator u kryen 1 mijë e 550 gastroskopi
20 tetor 2022
| 13:19
Në Klinikën e Gastroenterologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga janari deri në shtator u kryen 1 mijë e 550 gastroskopi. Për këtë periudhë kohore, në bazë të raportit të punës u bënë edhe 1 mijë e 51 kolonoskopi.
Listë të pritjes më nuk ka dhe tash qytetarët mund t’i marrin këto shërbime brenda dhjetë ditësh. Gjatë tërë vitit 2021, u realizuan 1 mijë e 197 gastroskopi dhe 737 kolonoskopi, derisa lista e pritjes ishte deri në 7 muaj.
Dy vjet më herët, në vitin 2020, në Klinikën e Gastroenterologjisë, kishte vetëm 768 gastroskopi dhe 419 kolonoskopi, me një listë pritjeje 9 muaj.
Lista e pritjes ishte e njëjtë edhe në vitin 2019, ndërsa u kryen 1 mijë e 223 gastroskopi dhe 1 mijë kolonoskopi.