Nga janari janë shqiptuar mbi 170 mijë gjoba trafiku

08 qershor 2021 | 12:01

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, ka bërë me dije se nga janari i këtij viti janë shqiptuar mbi 170 mijë gjoba trafiku.

“Policia është me dy operacione aktive njëra ka të bëjë me kyçje e mjeteve të motoçikletave. Gjatë dy javëve ne i kemi konfiskuar 120 skuterë në Kosovë dhe 100 vetëm në Prishtinë. Në operacion kemi të kyçur edhe automjete civile dhe polic që janë me rroba të civilëve, gjatë kësaj jave kemi filluar edhe operacionet përmes dronit. Prej 1 janarit Policia i ka shënuar mbi 170 mijë gjoba dhe kjo nuk është për t’u krenuar por jemi detyruar t’i marrim këto veprime”, ka thënë Mehmeti në një konference.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica është rikthyer në Përfaqësuesen e…