
“Nga jashtë kam qenë mbështetës i Donaldit”/ Meridiani zbulon çfarë i ka ngelur pishman nga BB VIP: Iliri i shkretë…
Fan Club BB VIP – Meridian Ramçaj është banori më i fundit që ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ai sot ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga BB VIP, ku ka zbuluar gjënë që i ka mbetur pishman që nuk e ka bërë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“I kam thënë ditën e 5 se nuk më kanë pëlqyer disa reagime. Kur u bë avokat i Semit dhe më pas Sarah. Mendimi im i parë kundër Donaldit ka qenë më 1 janar, dhe mu kthye direkt kundër. Nuk i afrohesha dot Ilirit. Iliri i shkretë nuk rri dot me njeri, shyqyr që ka dhinë tani. Larg qoftë vetëm ndonjë fatkeqësi natyrore e rrëzon Ilirin aty brenda”, tha Ramçaj.
Ky i fundit shtoi se i vetmi pishman që ka është se nuk kam qëndruar më shumë me Ilirin.
Në kuadër të provës javore, shtëpia e Big Brother VIP do të shndërrohet në një fermë deri në spektaklin e së martës.