Nga java e ardhshme bizneset mund të regjistrohen në komunën e Junikut
13 mars 2019
| 13:24
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, në prani të zyrtarëve për regjistrimin e bizneseve ka ndarë certifikatën e parë kompanisë “VB. Tofaj SH.P.K”, kompani e cila nga sot biznesin e saj e ka të regjistruar në këtë komunë si biznesi i parë i regjistruar në sistemin për regjistrime të bizneseve në Junik.
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka falënderuar për bashkëpunimin zyrtarët nga agjencioni i regjistrimit të bizneseve.
Ai ka theksuar se ky pavarësim i këtij dikasteri ka rëndësi të veçantë për komunën e Junikut pasi lehtëson procedurën e aplikimit të bizneseve të cilat veprojnë në këtë komunë.
/Epoka e re/