Nga java e ardhshme hapen bizneset e vogla dhe zgjatet orari për disa biznese tjera
Përmes komunikimit nga rrjetet sociale kryeministri shqiptar, Edi Rama njoftoi sot se duke nisur nga java tjetër do të ketë zgjatje të orarit të lëvizjes, si edhe hapjen e një pjesë të biznesit të vogël.
Ai u shpreh se do të lirohen disa gjëra por do të shtohen dënimet për personat që shkelin fashat e orareve.
“Duam të lehtësojmë pak lëvizjen tani që kemi konsoliduar mekanizmin online të liridaljes të vetëm një anëtari të familjes për pazarin e shtëpisë. Duam të lehtësojmë pak më shumë shërbimet bankare, si rrjedhojë e paketës mbështetëse do të duhet të përballojnë një volum më të madh shërbimi.
Duam të lehtësojmë pak më shumë lëvizjen e automjeteve private duke u dhënë mundësi të gjithë atyre që vinë apo shkojnë në një punë të autorizuar që të kenë një fasho orari me të zgjatur dhe të mund të përdorin automjetin e tyre.
Duam të lehtësojmë ata që i kanë mbyllur njësitë tregtare individuale jashtë qendrave tregtare përveç bareve, klubeve, restoranteve, palestrave dhe njësive ku mblidhen shumë njerëz.
Por këto kërkojnë dhe masa të reja ndëshkimore për shkelësit. Ajo që ndodhi sot në tregun e Kombinatit nuk ndodhi javën e kaluar”, tha Rama.