Nga java e ardhshme pozitë dhe opozitë nisin lobimin për vizat
31 maj 2018
| 11:59
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë me dije se nga java e ardhshme së bashku me përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës do të fillojnë një turne lobimi në qendrat kryesore evropiane për liberalizimin e vizave.
“Nga java e ardhshme, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Kosovës, pozitë dhe opozitë, do të filloj një turne lobimi në qendrat evropiane, për të kërkuar mbështetjen për liberalizim, e po ashtu për të garantuar se qytetarët tanë do t’i respektojnë plotësisht procedurat që parasheh programi i lëvizjes së lirë në Zonën Schengen”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/