Nga java e ardhshme profesor Agim Zogaj publikon fejton ekskluziv në gazetën “Epoka e re”

04 dhjetor 2024 | 12:51

Nga java e ardhshme profesor Agim Zogaj publikon një fejton ekskluziv në gazetën “Epoka e re”, “Anatomia e nazizmit serb: Slobodan Millosheviqi – nga Fushë-Kosova deri në Hagë” – “Drejt diktaturës dhe shtetit fashist në Serbi”.

Në fillim të këtij fejtoni, profesor Zogaj thekson se: “Diktatori serb, kasapi i Ballkanit, i akuzuari për krime lufte nga Gjykata e Hagës, Slobodan Milosheviqi, i lindur me predispozitat gjenetike për t’u bërë vrasës në masë, është një ndër prijësit më famëkeq, një ndër përfaqësuesit modern të ideologjisë çentike, për ne shqiptarët, i njohur, për programin e tij për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Ai, me të ardhur në pushtet, më 1986, filloi realizimin e planit për rrëzimin e autonomisë së Kosovës, të vitit 1974. Ngjashëm, sikur dikur, Hitleri, i cili, çifutët i fajësonte se, duan ta shkatërrojnë qenien e popullit, të racës gjermane, ashtu edhe Milosheviqi, popullin shqiptar të Kosovës e kishte identifikuar si elementin i cili, gjoja, e lufton qenien serbe, Serbinë dhe ish Jugosllavinë”, shkruan profesor Zogaj.

Në ketë fejton mund të lexoni se: Pse ishin vetëvra prindërit e Milosheviqit?; Kush ishte Slobodan Milosheviqi dhe si erdhi në postet më të larta të pushtetit serb?; Njohja me Mirjana Markoviqin dhe ndikimi i saj politik; Metodat hitleriane dhe gebelsiane të Milosheviqit; Planet e Milosheviqit për ta eliminuar politikisht, Ivan Stamboliqin; Fillimi i spastrimeve politike në Serbi, konfrontimet për Kosovën; Gjuha e neonazizmit dhe racizmit serb kundër shqiptarëve; Kërcënimi i Milosheviqit, më 24 prill 1987 në Fushë-Kosovë; Urdhri i Milosheviqit dhe tragjedia në Kazermën e Paraqinit etj…

Ky fejton do të ketë disa vazhdime dhe do të botohet nga java e ardhshme, 9 dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Valencias, Rafa Mir është arrestuar nga policia gjatë…