Nga kapja e shtetit në karrocën e invalidit!
Politologu Bardhyl Mahmuti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar për situatën e fundit politike në Kosovë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit dhe përpjekjes së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritur deri të një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Bardhyl Mahmuti këtë postim e ka titulluar: “Nga kapja e shtetit në karrocën e invalidit”.
“Këmbëngulja e Isa Mustafës që të sigurojë funksionin e presidentit, përkundër gjendjes së tij shëndetësore, nuk mund të interpretohet ndryshe pos si përpjekje e fundit që shtetin e kapur të Kosovës ta vendosin në karrocën e invalidit. Nëse kuadri i ri i LDK-së, që ka marrë mandatin për të përfaqësuar elektoratin e vet, apo LVV-ja i nënshtrohen tekeve të një njeriu të sëmurë, atëherë shtetësisë së Kosovës i mungon vetëm arkivoli”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti.
/Epoka e re/