Nga këto komuna janë pesë rastet e fundit të vdekjes me Covid
18 mars 2021
| 15:11
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur pesë pacientë si pasojë e Covid-19, ndërkaq janë konfirmuar edhe 704 raste të reja me ketë virus.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 79 793 raste nga 370 865 persona të dyshimtë me ketë virus dhe 1 736 raste të vdekjes.