Nga këto komuna janë rastet e fundit me Covid-19

13 qershor 2020 | 20:59

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar edhe për 53 raste të reja me Covid-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 18 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Stanovc i epërm, 4 raste Vushtrri, 1 rast Gllavotin, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prishtinës 18 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Prishtinë), komuna e Istogut 11 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Shushicë), komuna e Rahovecit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Fushë Kosovë, Skifteraj-Viti dhe Pejë.

Nga data 8 shkurt deri më 13 qershor janë testuar gjithsej 18.247 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive kanë rezultuar gjithsej 1.437 raste, të shëruar janë 928, dhe 32 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se…