Nga këto komuna janë rastet e fundit me Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK-ja, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratorët privatë, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive me Covid.
Komuna e Prishtinës i prin listës me numrin me të madh të infektuarve me Covid-19.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Kamenicë, Kaçanik, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Viti.
Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 është 11 mijë 686.
(F.D / Epoka e re)