Nga këto komuna janë rastet e fundit me Covid-19

12 shtator 2020 | 15:24

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se tre persona kanë vdekur nga sëmundja Covid-19.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 70 të infektuar me Covid-19. Numri i ri i rasteve vjen pas testimit të 633 mostrave.

Rastet e fundit pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 9 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Viti dhe Vushtrri.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…