Nga këto komuna janë rastet e fundit me Covid

01 prill 2021 | 15:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19 kanë vdekur edhe 12 pacientë dhe janë konfirmuar edhe 975 raste të reja me ketë virus.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 328 raste, Ferizaj 120 raste, Gjilan 78 raste, Mitrovicë 66 raste, Prizren 44 raste, Podujevë 42 raste, Gjakovë 37 raste, Pejë 37 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Viti 32 raste, Lipjan 20 raste, Kaçanik 18 raste, Vushtrri 16 raste, Drenas 15 raste, Obiliq 15 raste, Skenderaj 12 raste, Suharekë 12 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Rahovec 8 raste, Kllokot 6 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Shtime 3 raste, Graçanicë 2 raste, Malishevë 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Shtërpcë dhe Zubin-Potok.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 893 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 75 647 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13 874.

Numri total i rasteve pozitive është 91 405 raste nga 430 860 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 884 raste të vdekjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndikimi i pandemisë në ekonomi, pasojat e krizës së shkaktuara…