Nga këto komuna janë rastet e fundit me Covid në Kosovë

13 shtator 2020 | 15:12

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë vdekur shtatë pacientë dhe janë konfirmuar edhe 71 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Rastet e fundit pozitive me Covid-19 janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar dy të vdekur…