Nga këto komuna janë rastet e fundit me Covid në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë konfirmuar edhe 781 raste të reja me Covid-19.
Po ashtu, brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes si pasojë e Covidit.
Komuna e Prishtinës sërish prin me numrin më të madh të të infektuarve me Covid-19.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 243 raste, Ferizaj 76 raste, Gjilan 68 raste, Gjakovë 60 raste, Mitrovicë 44 raste, Pejë 40 raste, Fushë-Kosovë 38 raste, Podujevë 37 raste, Vushtrri 26 raste, Prizren 25 raste, Obiliq 17 raste, Kamenicë 15 raste, Klinë 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 6 raste, Lipjan 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Junik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kllokot dhe Novobërdë.
Numri total i rasteve pozitive është 84 498 raste nga 397 347 persona të dyshimtë me ketë virus dhe 1 803 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 764 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69 887 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12 808.