Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid-19

09 korrik 2020 | 23:57

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot kanë rezultuar edhe 207 raste të reja pozitivë me Covid-19. Sipas njoftimit të IKSHPK-së janë testuar gjithsejtë 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 207 raste pozitive.

Numri më i madh i rasteve është nga Prishtina, gjithsejtë 77 raste, Gjilani renditet e dyta me 27 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Prizren 22 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe në natën e katërt në Prishtinë po respektohen masat…